Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e përshëndeti vazhdimin e sotëm dymujor të marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, që është me rëndësi kyçe për sigurimin botëror të ushqimit.

“E përshëndesim këtë vendim. Ky vazhdim është lajm i mirë për botën”, u tha Guteresh gazetarëve. “Ende ka çështje të hapura”, pranoi ai, por shfaqi shpresë “se mund të arrijmë marrëvehsje gjithpërfshirëse për përmirësim, zgjerim dhe vazhdim të nismës, siç propozova në letrën e paradokohshme drejt presidentëve” të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës.