Doza e parë e vaksinës “Astra Zeneka” është marrë nga më shumë se 20 milion njerëz dhe nuk ka vend për shqetësim, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Aleksandra Grozdanova nga Grupi Nacional Teknik i vaksinimit për Kovid -19. Grozdanova këshillon qytetarët të telefonojnë mjekun e tyre në rast se ndiejnë simptoma të caktuara.
“Nuk ka vend për panik dhe shqetësim, megjithëse disa qytetarë kërkojnë informacione, nëse duhet të bëjnë një profilaksi të caktuar. Nuk ka një rekomandim të tillë zyrtar. Nëse keni dhimbje koke, dhimbje të forta në bark ose gjoks, thirrni mjekun tuaj. Deri atëherë, nuk ka asnjë problem në përdorimin e kësaj vaksine”, tha Grozdanova, duke shtuar se autoritetet shëndetësore në vend ndjekin hulumtimet dhe rekomandimet e Agjencive Ndërkombëtare të Barnave.
Comments are closed for this post.