Gratë, të cilat kryejnë marrëdhënie çdo javë e përjetojnë menopauzën më vonë si dhe më lehtë, në krahasim me ato që nuk janë seksualisht aktive.

Ekspertët nga Universiteti i Londrës kanë marrë në pyetje 3.000 gra, në lidhje me shpeshtësinë që ato kanë kryer marrëdhënie gjatë 10 viteve të fundit.

Si rezultat, ekspertët kanë vërejtur se gratë, të cilat kanë qenë seksualisht më aktive e kishin përjetuar menopauzën më vonë, si dhe simptomat e kësaj periudhe ishin më të lehta. Sipas informacioneve të marra nga ky studim, gratë që kishin kryer marrëdhënie rregullisht, kishin 28% shans më pak për ta përjetuar menopauzën para moshës 51 vjeçare.

Sipas shkencëtarëve, nëse një grua ndalon së kryeri marrëdhënie, atëherë organizmi e ndërprenë ciklin e ovulacionit, dhe menopauza fillon më herët.

Menopauza është një cikël normal i grave. Kjo periudhë zakonisht fillon nga mosha 45 dhe 55 vjeçare dhe manifestohet me paaftësinë e grave për të mbetur shtatzënë. Menopauza gjithashtu karakterizohet edhe me prishje të balancit të hormoneve seksuale, djersitje, nevojë e ulët për seks, vështirësi në koncentrim dhe ndryshime të vazhdueshme të disponimit.