Një 17 vjeçar nga Gostivari dje rreth orës 21.00, në polici ka raportuar se e ka gjetur nënën e tij H.I. (45) në kuzhinën e shtëpisë ku ata jetonin me qira në rrugën ,,JNA” në Gostivar, pa shenja jete.
E njëjta me një autoambulancë, është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” ku edhe është konstatuar vdekja.
“Inspektimi është kryer nga ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet autopsia”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.
Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Comments are closed for this post.