sh shefi i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin “Fortesa 2”, ku është i akuzuar i parë bashkë me gjashtë të punësuar në DSK për asgjësimin e pajisjes dhe dokumenteve lidhur me përgjimet joligjore.

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, në fillim të seancës së sotme e ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe ka sjell vendim që i akuzuari Goran Grujovski të gjykohet në mungesë.

Prokurori i PSP-së Trajçe Pelivanov, ka hedhur poshtë para saj tezat të mbrojtjes se për shkak të heqjes së ndalesës së ekstradimit në Republikën e Greqisë, të arratisurit Goran Grujovski nuk do të mund të gjykohet në vendin tonë.

Ndërkohë, mbrojtësi, avokati Petar Vasilev ka theksuar se kërkesa për ekstradim të Goran Grujovskit është refuzuar nga ana e Gjykatës së Lartë në Greqi.

Ai madje ka cituar nenin 77 të Ligjit për Ndihmë juridike ndërkombëtare në materien penale.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Seanca e kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” dyshohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumentit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.

Seancë e parë për lëndën është mbajtur më 28 nëntor 2016, ndërsa Gjykata Penale në nëntor 2017 e ka publikuar aktvendimin, por në maj të këtij viti Gjykata e Apelit e ka hequr aktvendimin dhe e ka kthyer në gjykim të sërishëm pasi nuk janë përmbushur kushtet ligjore për gjykim në mungesë të Goran Grujevskit.

Seanca e radhës është caktuar më 15 prill dhe do të duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve.