Gjykata Penale i merr pasaprtat Remenskit dhe të atit të Boki 13

Maqedoni 10.10.2019 / 15:50

Deputetes Frosina Remenski dhe të atit të Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovskit, do t’u merren pasaportat, dhe do të kenë ndalesë që të largoen prej Shkupit. Ata kohë pas kohe duhet të paraqiten në gjykatë. Asistentes së Mile Jovanovskit i merret vetëm pasaporta.

Ky është vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit sot për tre të dyshuarit për rasin ‘Haraçi.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për caktimin e masave të kujdesit për tre persona, personat gjatë ditë së sotme, para gjykatësit në procedurë paraprake u deklaruan rreth propozimit. Duke vlerësuar faktet dhe dëshmitë në propozim si dhe deklaratat e të dyshuarve, gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim ku pranohet propozimi dhe të dyshuarve F.T.R dhe M.J ju ndaloi lëshimin nga vendbanimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata gjithashtu ju mori pasaportat ndërsa personit H.B i shqiptoi masën e kujdesit.

Kundër këtij vendimit, thuhet në njoftimin e gjykatës, të akuzuarit mund të ankohen para Këshillit Gjyqësor.




Comments are closed for this post.

Të fundit