Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup, kështu u konstatua në takimin e sotëm të punës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski me Umer Al-Katib, udhëheqës i Departamentit të Dimensionit Njerëzor në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është biseduar për aktivitetet e ardhshme të cilat dy insitutcionet së bashku do t’i zbatojnë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe përfundimit të një Memorandumi të ri për Mirëkuptim.

Kostadinovski theksoi është promovimi i transparencës përmes disa aktiviteteve, pasi më parë shqyrtoi opinionin publik dhe besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese theksoi rëndësinë e zbatimit të trajnimeve profesionale për këshilltarët dhe informoi për nevojën për të investuar në kapacitetet e burimeve njerëzore të Gjykatës me qëllimin përfundimtar të sigurohet një shërbim më efikas dhe rritje e cilësisë së performancës në punë.

Në takim u diskutua për organizimin e konferencave ndërkombëtare, në të cilat do të shkëmbehen përvoja krahasuese nga vendet e tjera, për tema të rëndësishme për gjyqësorin kushtetues dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup, i udhëhequr nga Ambasadori Kilian Ual, ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për Gjykatën Kushtetuese në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare me rastin e “60 Vjetorit të Gjykatës Kushtetuese”, promovimin dhe botimin e Monografsë, si dhe forcimin e kapaciteteve të Gjykatës përmes trajnimit të përshtatshëm për këshilltarët”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.