Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë, 75 saktësisht, të Koalicionit ASH-AAA për parregullsi zgjedhore.
Po ashtu është refuzuar edhe padia e vetme e partisë INTEGRA.
Më shumë padi ka dorzuar partia “E majta”, gjithsej 101, edhe ato janë rrëzuar të gjitha.
Gjykata Administrative duhet të vendos edhe për dy paditë e VMRO-DPMNE-së.
Nëse Administrativja i hedh poshtë të gjitha paditë, atëhere KSHZ-ja mund të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut.
Comments are closed for this post.