Ministria e Brendshme dje (16.05.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 253 masa, përfshirë 110 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje pa patentë shoferi, tre për kalimin në sinjal të mbyllur (drita e kuqe).

Nëntë gjoba u vendosën për automjete të paregjistruara, katër për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 20 gjoba për parkim të paligjshëm”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar vazhdojnë.

Nga atje u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.