MPB njofton se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në rrugën e komunikacionit.
Në gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar 250 masa, në mesin e të cilave 86 për tejkalim të shpejtësisë, 40 gjoba për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 30 masa për këmbësorët të cilat kanë shkelur rregullat në komunikacion.
Janë dhënë edhe 11 gjoba për drejtim të automjeteve pa patentë shoferë, gjashtë gjoba për vetura të paregjistruara, gjashtë gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 47 për parkim të parregullt.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./
Comments are closed for this post.