Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (31.10.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 186 gjoba, nga të cilat 17 sanksione për drejtim të automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
“Nëntë gjoba janë vendosur për automjetet me defekte teknike në transportin publik, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për automjete të paregjistruara, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”
Comments are closed for this post.