Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 132 gjoba dhe atë, 17 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që 23 gjoba u janë shqiptuar dhe këmbësorëve.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 28 gjoba për parkim të parregullt.