Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin. Prej tyre 10 janë aktive, gjashtë nën kontroll dhe 21 janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sipas njoftimit, zjarri është aktiv në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll me pisha. Në komunën e Pehçevës, në territorin e fshatit Negrevë, digjet një pyll i përzier. Në komunën e Novacit po digjet bimësi e ulët.

Bimësia me kërcell të ulët është djegur në komunën e Resnjës, në Galiçicë, duke u përhapur në drejtim të majës “Magaro” drejt Stenjës, nga ana e Ohrit.

Një pyll me pisha dhe ahu digjet në komunën e Kërçovës, në mes të fshatrave Pateec dhe Koziçino.

Zjarri i dytë në komunën e Kërçovës është në mes të fshatrave Çelopec dhe Bigor Dolenci, ndërsa i treti në Zajas dhe Gorno Strogomishtë – të dyja në pyje të përzier.

E fundit në këtë bashki, ende aktive, është pranë fshatit Tuin, ku digjet një pyll dushku. Në komunën e Plasnicës po digjet bimësia me kërcell të ulët.

Një pyll dushku është djegur në komunën e Koçanit, në territorin e fshatit Presekë. Nga zjarret nën kontroll, thuhet në komunikatë, njëri është në TC “Negotinë”, është djegur bar i thatë.

E dyta është në territorin e komunës Demir Hisar dhe Ohër, ku është djegur bimësi e ulët. E treta është në komunën e Çashkës, një pyll i përzier është djegur.

Dy deponi janë djegur në territorin e komunës Dellçevë dhe Likovë. Zjarri i fundit nën kontroll është në deponinë e qytetit në komunën e Koçanit, duke djegur mbeturina, bar të thatë dhe bimë me kërcell të ulët.