Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar se 173 masa, prej të cilave 48 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, nëntë për mosregjistrim të automjeteve”, thonë nga policia.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 12 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 për motoçiklistët, shtatë për tejkalim jo të rregullt dhe 54 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.