Kur Italia është ndër shtetet më të goditura të Europës për shkak të numrit të të prekurve, por edhe të të vdekurve, Gjermania i ka ardhur sërish në ndihmë.

Mësohet se spitalet gjermane, që kanë hapësira të lira, do të pranojnë të paktën 47 pacientë nga Italia, që janë të prekur me koronavirus, në shenjë solidariteti me këtë shtet evropian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”, ka thënë Maas në një deklaratë të shkurtër. Instituti për sëmundje infektuese, Robert Koch ka raportuar të mërkurën për 36,508 persona të infektuar me këtë sëmundje në Gjermani, si dhe për 198 vdekje.

Në gjithë botën deri më tani është raportuar për mbi gjysmë milioni pacientë të prekur me koronavirus.