Federata Europiane e Futbollit ka vendosur dhe shumat monetera me të cilat do të shpërblehen skuadrat kombëtare pjesëmarrëse në Europianin “Gjermani 2024”.

UEFA ka vendosur që, për çdo fitore kombëtaret respektive do fitojnë nga 1 milion euro. Barazimi do të shpërblehet 500 mijë euro, për secilën skuadër. UEFA, për çdo ekip që kalon grupet do të ketë 1.5 milionë euro, ndërsa 2.5 milionë euro për çdo ekip që arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalistët do të shpërblehen me 4 milionë euro, ndërsa 8 milionë euro shkojnë për fituesin e Euro 2024. Vendi i dytë do “ngushëllohet” me 5 milionë euro. Skuadra kampione merr dhe 8 milionë euro. Kuqezinjtë në gupin B do sfidojnë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia, teksa FSHF deri tani ka arkëtuar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja.