Forca psikike shpeshherë nuk reflektohet në atë çfarë bëni. Zakonisht ajo shihet në atë çfarë nuk bën. Në librin e saj për këtë çështje, Amy Morin shkruan se forca psikike ka të bëjë me kontrollimin e mendimeve, sjelljeve dhe emocioneve.

Më poshtë jepen tri gjërat, të cilat njerëzit psikologjikisht të fortë nuk i bëjnë:

Nuk shpenzojnë kohë duke u ndjerë keq për veten

“Të ndjerit keq për veten është vetë-shkatërruese. Kjo gjë vetëm ju humb kohën, krijon emocione negative dhe dëmton lidhjet tuaja. Çelësi është ta shihni të mirën në këtë botë dhe kësisoj do filloni ta vlerësoni atë që keni”, shkruan Morin.

Nuk kanë frikë nga ndryshimi

Ekzistojnë pesë faza të ndryshimit, siç shkruan Morin, dhe secila nga këto faza është kruciale. Ndryshimet mund të jenë frikësuese, por duke u larguar nga to ju vetëm sa e ndaloni pjekjen tuaj si person.

Nuk përqendrohen në gjërat që s’mund t’i kontrollojnë

“Padyshim që është ndjenjë e mirë kur keni gjithçka nën kontroll, por mendimi se ne kemi fuqinë të kontrollojmë gjithçka mund të sjell probleme. Duke provuar të kontrolloni gjithçka, me siguri do të shkoni drejt shqetësimit. Pra, Morin rekomandon ta shpërqendroni mendjen nga gjërat të cilat s’mund t’i kontrolloni, sepse në këtë mënyrë do të keni më pak stres, do të jeni më të lumtur dhe suksesi do të jetë më i lehtë për tu arritur.