Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedoni 06.01.2020 / 11:48

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Nga 30.12.2019 rindërtimi i urës mbi lumin Vardar në fshatin Peplishtë në drejtimin rrugor Negotinë – Llakavicë është i përfunduar. Komunikacioni zhvillohet pa pengesa për të gjitha llojet e automjeteve.




Comments are closed for this post.

Të fundit