Tek Liqeni i Dibrës është gjetur një bo.mbë e vjetër dore

Në bregun e Liqenit të Dibrës në vendin e quajtur “kurora” dje është gjetur një bom.bë e vjetër dore.

Një kalimtar i rastit e ka vërejtur bo.mbën në orën 13:35 minuta ku më pas ka raportuar në Stacionin e Policisë në Dibër.

“Rajoni u sigurua nga nëpunës policorë deri në orën 18 kur një nëpunës i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka sek.uestruar mjetin.

Konstatohet se bëhet fjalë për një bo.mbë dore të prodhimit italian nga Lufta e Dytë Botërore deklaroi Stefan Dimoski zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Ohri.