Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel të gjithë shtetit gjithsej 42 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa prej tyre 32 janë arrestuar, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej atje informojnë se 53 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 76 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

“Nga ana e nëpunësve policorë janë bërë kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim, me çka nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit”, informojnë nga MPB-ja.