Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 13;30 minuta do të mbajë seancën e radhës e cila do të zhvillohet përmes video-internet komunikimit. Siç njoftojnë nga shërbimi për komunikim i Qeverisë, për konkluzionet dhe vendimet opinioni do të njoftohet menjëherë pas përfundimit të seancës.
Sipas paralajmërimeve në seancën qeveritare mes tjerash do të vendoset nëse qytetarët festën e një majit do ta kalojnë në një karantinë treditor, sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive që propozoi që ora policore të filloj të enjten në ora 19:00 dhe të zgjas deri të hënën në ora 05:00, ngjashëm sikur për festat e pashkëve.
Comments are closed for this post.