Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.296 teste, ndërsa janë konfirmuar 147 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni

Sipas qyteteve në Shkup-64, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumic-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 111 pacientë të shëruar: Shkup-56, Shtip-7, Tetovë-36, Veles-2, Manastir-3, Gostivar-1, Gjevgjeli-2, Strumic-1, Sveti Nikollë-1, Resnje-2.

Sot janë regjistruar gjashtë viktima, tre pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, një pacient nga Shtipi dhe një nga Berova.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 6.932 persona.