Gjashtë persona pozitivë për coronavirusin u përpoqën të largoheshin nga Maqedonia përmes aeroportit të Shkupit.

Administrata doganore informon se ata parandaluan përpjekjen e gjashtë personave të cilët gjatë javës së fundit, megjithëse kishin vendime për izolim, donin të udhëtonin jashtë vendit.

“Udhëtarët janë të regjistruar në sistemin RAVIO të Administratës Doganore i cili përdoret për monitorimin automatik dhe ndalimin e personave që përpiqen të dalin përmes aeroporteve të vendit dhe të njëjtit kanë vendime për izolim të dhënë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (ISHSHS)”, thonë nga doganat.

Përndryshe, sistemi i kontrollit të udhëtarëve-RAVIO është i lidhur drejtpërdrejt me Regjistrin e EHIM të personave pozitivë për Covid-19 për të cilin janë përgjegjëse shërbimet e Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore dhe pas marrjes së njoftimit këta persona parandalohen të largohen nga vendi dhe vendosen në izolim sipas protokolleve shëndetësore.