P.L, 21-vjeçar në Gjakovë është dërguar në stacionin policor disa ditë pasi publikoi fotografi me armë në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, derisa ka njoftuar se ka dërguar në stacion për intervistim edhe pronarin e armës, H.S, 25-vjeçar. Intervistim për policinë ka dhënë edhe pronari paraprak i armës, L.T., 41-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

“Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirën më rast, dhe pas një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative kanë arrite identifikojnë dhe shoqërojnë personin – të dyshuarin P.L. i lindur në vitin 2000, shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit i njëjti ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë para ca muaj ia kishte shitur tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar”, deklaroi Gjurkaj.

Policia ka njoftuar se të tre të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.