Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së dhe këtë e kanë konfirmuar organet më të larta të BE.

Përpjekjet e palës sllovene janë maksimale për të krijuar ambient politik për fillimin e konferencës ndërqeveritare gjatë kryesimit slloven, ka potencuar Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Dejvid Gir.

“Unioni Europian në nivelet e saja më të larta ka pohuar se RMV duhet të jetë pjesë e BE-së, dhe kjo ende mbetet si prioritet strategjik i BE-së në nivelet më të larta. Hapi tjetër siç dini është të hapet korniza e bisedimeve, respektivisht të fillohen bisedimet përmes takimeve ndërqeveritare. Tani edhe kryesimi i Sllovenisë është duke i shtuar përpjekjet e saja, ashtu sikurse edhe kryesimet e vendeve tjera, dhe patjetër duhet të shohim përpara. Ne i inkurajojmë dhe i shtyejmë bisedimet bilaterale në mes RMV dhe Bullgarisë, me qëllim që të zgjidhen çështjet e pa zgjidhura nga e kaluara, por një gje e dinë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe jo jashtë saj” – tha Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.