Vendosja e flamurit të BE-së çdo ligji që pushteti konsideron se mund të has në obstruksione në kuvend, rrezikon seriozisht këtë mekanizëm që shërben për harmonizimin e ligjeve të vendit me ato të Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së në vend David Geer ka kritikuar ashpër vendosjen e yllit evropian te ligjet për korridoret 8 dhe 10-D, pasi siç tha sot ai, këto pesë ligje s’kanë të bëjnë fare me përshtatjen me standardet evropiane.
“Unë e kam ngritur problematikën me flamurin evropian sepse kjo çështje është diçka që ne e kemi ngritur disa herë, sidomos përmes raporteve vjetore, duke thënë se shfrytëzimi i flamurit evropian duhet të bëhet me masë dhe të sigurohet që është bë me konsultime paraprake, si dhe të shfrytëzohet vetëm në rastet që kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve dhe praktikave të BE-së, dhe siç kam thënë, ky nuk është rasti tani”, deklaroi David Geer, ambasadori i BE-së në Maqedoni.
Comments are closed for this post.