Kryetari i OBRM-Popullores, Ljubço Georgievski thotë se gjuha letrare bullgare qëndron në normën verilindore.
Kreu i partisë që është një partner koalicioni i grupit qeverisës “Mundemi” mbetet i paqartë nëse aludon në faktin se gjuhët zyrtare të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk kanë gjuhë të përbashkët, por shton se bëhet fjalë për një politikë katastrofike e fqinjit që ai drejton në të kaluarën.
“Nga koha kur norma verilindore e gjuhës bullgare u krijua si gjuhë zyrtare e deri më sot, çdo brez i politikanëve bullgarë arrin të marrë vendimin më të gabuar në lidhje me Maqedoninë. Vetoja do të jetë vetëm vazhdim i një politike të tillë katastrofike”, shkruan Georgievski në Facebook.
Comments are closed for this post.