“Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit i përmbush kushtet për nisjen e bisedimeve, por duhet të vazhdohet me reformat për realizimin e përparimit drejt zbatimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të së drejtës, reformat në administratën shtetërore”.
Ky është mesazhi i euroambasadorit në Maqedoninë e Veriut, David Geer.
“Duhet të kontribuoni që të përforcohet demokracia de sundimi i së drejtës. Nevojitet rishqyrtimi i Kodit Zgjedhor dhe të mos keqpërdoret flamuri evropian dhe të ketë përdorim më të vogël të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Parlamenti duhet ta forcojë rolin e vet dhe të ketë dialog konstruktiv mes partive politike”, tha Geer.
Ndryshe, shqyrtimi i Raportit me vonesë për gati 5 muaj nga prezantimi, siç tha kryetari i komisionit, Arbër Ademi, është për shkak të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së qeverisë së re./
Comments are closed for this post.