Gazetari i gazetës italiane La Verita, Laris Gajser, i cili i publikoi pamjet e filmuara të rastit “Reket”, në një prononcim për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” thotë se posedon ende materiale të papublikuara dhe detale të reja lidhur me këtë rast. Ai po ashtu ka theksuar se nëse organet e hetuesisë në Maqedoninë e Veriut nuk e zbardhin rastin në tërësi, atëherë ai do të angazhohet vetë dhe do ta kryejë punën.
Gajser shkon edhe më tutje duke thënë se materialet të cilët e vërtetojnë aferën korruptive i ka publikuar vetëm atëherë kur është vërtetuar se të njëjtat dëshmi i posedon edhe prokuroria e Maqedonisë, ai në intervistë ka shtuar dyshimet për manipulime dhe shkatërrim të dëshmive nga ana e prokurorisë së Maqedonisë.
Comments are closed for this post.