Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tregoi sot se shumica mbetet e qëndrueshme dhe se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë.
Lidhur me se kur do të zgjidhet Ministri i ri i Shëndetësisë, Gashi theksoi se Kryeministri është ai që duhet ta propozojë atë, ai propozim duhet të vendoset në rend të ditës dhe më pas do t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
“Shumica është e stabile. Nuk ka dilemë nëse kemi shumicë, bëhet fjalë për kalimin e njërës prej partive politike në opozitë, por shihni që disa deputetë mbeten pjesë e Koalicionit VLEN. Mendoj se Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me kapacitet të plotë”, tha Gashi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, para fillimit të Samitit të Alumni „Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership“.
Zv. kryeministri Izet Mexhiti dje deklaroi se VLEN ka propozuar Azir Aliun për ministër të Shëndetësisë. I njëjti propozim do t’i dërgohet kryeministrit Hristijan Mickoski që pastaj të kaloj për votim në Kuvend.
Comments are closed for this post.