Shkup, 18 prill – Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar fotografi ku shihet duke shëtitur brenda mureve të larta të burgut të Shuto Orizares, ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Një ambient krejt ndryshe për Zekirin, i cili deri para dy jave shëtiste korridoreve të Qeverisë me rroba elegante zyrtare, e tani shëtitet me rroba sportive por korridoreve të burgut të Shutkës.

Zekiri ndodhet në paraburgim në burgun e Shuto Orizares. Atij i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa iu refuzua dhe ankesa për lirim nga paraburgimi. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.