Si pasojë e sulmit terrorist në të cilën 49 besimtarë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në dy xhamitë në Al Noor Mosque dhe Linwood të qytetit Christchurch në Zelandën e Re, Forumi Rinor Islam ndjenë keqëardhje dhe dënon ashpër këtë krim i cili vjen si rezultat i frymëzimit nga urrejta, racizmi dhe Islamofobia që njëherit paraqet sulm ndaj dinjitetit njerëzor.
Nga ana e terroristit sulmi u filmua direkt dhe ishte prezent në paraqitje direkte në rrjetet sociale, gjë të cilën këtë akt e bën edhe më barbarë.
Lutjet dhe zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre, me vëllezërit dhe motrat tona në Zelandën e Re.
Forumi Rinor Islam
Fisnik Shabani, kryetar
Comments are closed for this post.