Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor ndërmarrin reforma të rëndësishme dhe është i dukshëm progresi i tyre por tani e ka radhën Bashkimi Evropian të japë rezultatet. Moshapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kredibilitetin tonë dhe mbështetjen në rajon, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, pas përfundimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës.

“Është e rëndësishme të dihet se Komisioni Evropian është duke punuar në mënyrë intensive që të gjenden çështje kyçe në kontestin bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ato janë “pesë plus një” çështje që të kompletohet udhërrëfyesi si hap praktik drejt zgjidhjes së këtij problemi”, thotë Fon der Lajen.

Siç njofton raportuesi i MIA nga Bërdo afër Kranjës, ajo në këtë kontekst shtoi se dialogu, vullneti për zgjidhjen e problemeve dhe kapaciteti të zgjidhen çështje të vështira dhe të ndërlikuara, janë në zemër të asaj që edhe vetë Bashkimi Evropian shprehu bindjen se këto çështje mund të zgjidhen.

“Jam e vetëdijshme për faktin se fillimisht duhet t’i zgjidhim çështjet, këtu është çështja bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe jam e bindur se do të gjejmë zgjidhje dhe ishte e rëndësishme edhe mbështetja e fuqishme për këtë çështje e shprehur në Samit”, tha ajo.

Fon der Lajn i përshëndeti reformat në fushat kryesore në të gjitha vendet e rajonit – qeverisjen e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, lirinë e mediave dhe reformat ekonomike, duke shtuar se është e rëndësishme të ruhet kursi i tyre.

“Mesazhi i Komisionit Evropian është shumë i qartë – Ballkani Perëndimor është pjesë e të njëjtës Evropë si edhe BE-së. Ne e ndajmë historinë e njëjtë, interesat dhe vlerat e njëjta dhe jam e bindur se ndajmë edhe të ardhme të njëjtë. BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka që ta përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe integrimit evropian në rajon. E duam Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe nuk ka dyshim se qëllimi ynë është zgjerimi”, nënvizoi Fon der Lajen.

Mesazhi i dytë i saj, siç tha, sot është se Plani ekonomik dhe investues është thelbi i angazhimit të BE-së në rajon, që është e rëndësishme edhe për tregun e përbashkët rajonal. Vetë fakti, shtoi ajo, që investojmë 30 miliardë euro në rajon është dëshmi se jemi partneri më i sigurt i Ballkanit Perëndimor dhe se do të ngelemi partneri më i afërt në vitet dhe dekadat që vijnë.

“Javën e kaluar i kam vizituar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu e kam ndjerë jotolerancën e popullatës atje, si edhe frustrimet e tyre nga stërzgjatja e procesit që të bashkohen drejt BE-së. Edhe unë e kuptoj këtë. Shumica e liderëve e shprehën mbështetjen për zgjerim, veçanërisht të bëhet një hap përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje kjo u shpreh edhe prej liderëve më skeptikë. Kjo është shenjë shumë e qartë për çështjen e zgjerimit”, decide kryetarja e KE-së.