Akoma ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike të gripit sezonal të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manolleva, e cila tha se këta pacientë kryesisht kanë sëmundje të tjera dhe gripi sezonal në mënyrë shtesë ua komplikon situatën.

“Akoma kemi pacientë me grip sezonal, që paraqiten me pasqyrë më të rëndë klinike, para se gjithash nëpër spitale, por megjithatë janë pacientë që kanë shumë komorbiditete, sëmundje të tjera shtesë tek të cilët infektimi me gripin sezonal në mënyrë shtesë e komplikon të gjithë situatën”, tha Maja Manolleva, Zv Ministre e Shëndetësisë.

Edhe nëpër ambulanca situata është e ngjashme sikur gjatë javëve të fundit. Mjeku amë Ljupço Stefanovski thotë se edhe pse është ulur pak presioni, gripi akoma është shumë i pranishëm dhe 70 për qind e të gjithë pacientëve që shkojnë në ambulancë, janë me infeksione të traktit të sipërm respirator. Ai sqaroi se cilat janë simptomat e pacientëve që vijnë për vizitë, ndërsa tha se piku që pritej të jetë në muajin mars, për shkak të rritjes së temperaturave, me shumë gjasa do të ndodhë këto ditë.

“Nëse e shohim në aspekt të simptomeve, ka disa llojë, disa janë vetëm me infeksione të traktit të sipërm respiratorë, disa të traktit të poshtëm respiratorë, kemi edhe me probleme të stomakut, me diare, që në njëfarë mënyre duhet të mjekohet dhe një simptomë tjetër i veçantë që mund të them paraqitet me dhimbje në muskuj, dhimbje të sistem it të kockave, kështu që ngjan shumë me kovidin. Kur jemi te kovidi ndoshta edhe ai akoma është present por simptomet nuk janë aq dramatike sa ishin”, u shpreh Ljupço Stefanovski, Mjek Amë.

Për parandalim të virusit mjekët rekomandojnë shmangie të qëndrimit në ambiente të mbyllura me shumë njerëz, të mbahet maskë, të kenë kujdes edhe nga ajri i ndotur. Ndërsa nëse vjen deri te gripi, rekomandojnë të merret terapi simptomatike, të merren vitamina, të konsumohen lëngje dhe paracetamol sipas nevojës. Ata rekomandojnë shmangie të antibiotikëve.