Ka shkuar në 75 numri i viktima në Afrikën e Jugut, ndërsa vendi është duke kaluar trazirat më të mëdha që prej fundit të aparteidit, pas arrestimit të ish-presidentit, Jacob Zuma. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale në orët e vona të së martës tregojnë spitalin Lenmed në Durban të përfshirë nga flakët, ndërsa në shumë zona janë grabitur dyqane, madje edhe qendra tregtare.

Mbi një mijë persona janë arrestuar në trazirat që filluan të enjten e kaluar dhe u kthyen në dhunë gjatë fundjavës. Ushtria tani është vendosur për të ndihmuar policinë.

Presidenti Cyril Ramaphosa e ka quajtur atë si dhuna më e rëndë e dëshmuar në Afrikën e Jugut që nga vitet 1990, para fundit të aparteidit, me zjarre të vendosura, autostrada të bllokuara dhe biznese të plaçkitura në qytete të mëdha dhe qytete të vogla në provincat KwaZulu-Natal dhe Gauteng.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se nëse plaçkitja vazhdon, ekziston rreziku që të mbarojnë furnizimet me ushqim, por Ministria e Mbrojtjes tha se nuk kishte ende nevojë për të deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme mbi dhunën.

Zyrtarët kanë akuzuar disa grupe që kanë përfituar nga zemërimi mbi burgosjen e Zuma-s për të kryer veprime kriminale, ndërsa të tjerët kanë thënë se zemërimi për papunësinë dhe varfërinë po nxisin kaosin./A2CNN