Këngëtarja e shumëpërfolur, Fjolla Morina ka folur për herë të parë për ditët që kaloi në burg. Ajo u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, pasi u kap me dy pistoleta në makinën e saj.
Së fundmi, gjatë një interviste në ATV, Fjolla ka deklararuar se kjo periudhë i ka bërë shumë mirë.
“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg. A e dini çfarë më ka bërë mirë?
Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, tha ajo.
Comments are closed for this post.