Filmi i njohur turk që përloti të gjithë, është nominuar për çmim “Oscar”.

“Miracle in Cell No.7” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë”, është përzgjedhur nga Turqia për të konkurruar pë çmim “Oscar”.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Filmi është me regji të Mehmet Ada, teksa po garon në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Në mesin e 23 filmave nga Turqia që garuan në këtë kategori, komiteti përzgjedhës vendosi që “Miracle in Cell No.7”, të përfaqësojë Turqinë në këtë kategori.

Kasti i filmit përfshin shumë aktorë të suksesshëm siç janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.