Fillojnë punët ndërtimore për ndërtimin e sistemit për ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar, faza e dytë.
Fillimi i punës do të shënohet në hyrjen e fshatit Josifovë, Vallandovë.
Në fillimin e punëve ndërtimore do të mbajnë fjalim kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë për kryerjen e punëve “Shtarbag”, Goran Rakiq.
Ky është një investim kapital për vendosjen e sistemeve bashkëkohore të furnizimit me ujë në bujqësi me vlerë 24.3 milionë euro, një pjesë e të cilave janë para të buxhetit dhe një pjesë kredi dhe grant nga banka KfW.
Qëllimi i sistemit është që të kontribuojë në reduktimin e shpenzimeve dhe humbjeve në prodhim, si dhe krijimin e bujqësisë moderne dhe fitimin e ujit në kohë.
Sistemi i ri pritet të sigurojë ujitjen në kohë dhe me cilësi të mbi 2,000 hektarëve tokë bujqësore.
Comments are closed for this post.