Duhet të jemi të kënaqur si sektor i shëndetësisë për këtë rritje të konsiderueshme të buxhetit të cilën e kemi marrë para se gjithash për pagat e punonjësve shëndetësor. Mbi 30 milionë euro me këtë rritje tashmë do të investohen vetëm në paga, kujdestari, jo vetëm punonjësve shëndetësor, por edhe të gjithë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë. Kjo është një prej mënyrave për simulimin e punonjësve shëndetësor dhe para se gjithash të rinjtë të qëndrojnë të punojnë në vend, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai përmendi se ndërmerren edhe masa tjera që të stimulohen të punësuarit në shëndetësi me qëllim të ngritjet niveli i kënaqësisë nga puna, të kthehet dinjiteti i punonjësve shëndetësor, sepse, siç tha, punonjës shëndetësor të kënaqur do të thotë pacientë të kënaqur.

“Pjesa më e madhe e buxhetit të rritur shkon drejtë Fondit për paga, ndërsa ne planifikojmë edhe modernizimin me pajisje dhe infrastrukturën e disa institucioneve shëndetësore”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.