Oda e noterëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të rregullimit të bashkëpunimit ndërinstitucional të kaluar dhe të ardhshëm, i cili do të kontribuojë në mbështetjen e organizuar të ndërsjellë në përmbushjen e kompetencave të palëve, e cila mbi të gjitha është në interes dhe në shërbim të qytetarëve dhe realizimin më të lehtë dhe më efikas të të drejtave dhe interesave të tyre.

Memorandumin dje e kanë nënshkruar drejtorët i Agjencisë të Kadastrave të Patundshmërive Boris Tunxhev dhe kryetari i Odës së Noterëve Vasil Kuzmanovski.

Memorandumi për bashkëpunim, siç informojnë nga Oda e Noterëve, është lidhur në pajtim me kompetencat e konfirmuara në Ligjin për kadastër të patundshmërive dhe Ligjin për noteri, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional i cili do të kontribuojë në mbështetjen e ndërsjellë të organizuar dhe definuar në përmbushjen e kompetencave të dy palëve, përmes këmbimit të njohurive, përvojave, mbështetjes së ndërsjellë teknike, mbajtjen e takimeve të rregullta të punës dhe trajnimeve.

Nga Oda e Noterëve thonë se Memorandum i bazuar në parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit, transparencës, efikasitetit dhe orientimit të shërbimit rregullon aspekte mjaft pozitive në drejtim të përmirësimit të profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së palëve.

Republika e Maqedonisë, siç shtohet, në lidhje me bashkëpunimin mes noterëve dhe Agjencisë për Kadastër nuk kryeson vetëm në rajon por edhe në mbarë Evropën.