Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi sonte se në fillim të javës së ardhshme do të merret vendim nëse do të vazhdojë të zbatohet masa për prindërit e fëmijëve të cilët tani janë të liruar nga puna dhe për të sëmurët kronikë.
Duke folur në emisionin “10 minuta” në TV 21, Ministri Filipçe tha se në ditët në vijim do të hapet diskutim mbi këtë në Komisionin për sëmundje infektive dhe se vendimi mund të pritet në fillim të javës së ardhshme.
“Ka qenë vendim për prindërit e fëmijëve sepse kopshtet dhe shkollat ishin të mbyllura, përfshirë edhe për njerëzit që janë të sëmurë kronikë për të cilët ende zbatohet masa. Sidoqoftë, në ditët në vijim do të hapim diskutim së pari në Komisionin për sëmundjet infektive sipas vlerësimit të rrezikut në situatën aktuale të epidemisë dhe në fillim të javës së ardhshme do të marrim një vendim nëse do të vazhdojë të jetë valide apo jo. Sigurisht, një nga faktorët që do të merret parasysh është hapja e kopshteve. Këtu po flas për kategorinë e prindërve të fëmijëve deri nën 10 vjeç, fëmijët e të cilëve do të jenë në gjendje të shkojnë në kopsht. Pra, një vendim i ri dhe një rekomandim i duhur do të vijë në fillim të javës së ardhshme”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.