Ministri i Shëndetësisë sot ka realizuar takim me epidemiologun prof.Dr. Dragan Daniellovski. Filipçe ka falënderuar prof. Daniellovskin për kontributin gjatë pandmeisë Covid-19 si dhe ka paralajmëruar formimin e një trupi këshillues jorofmal të përbërë nga profesorë në pension nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup.
“Ai ishte jashtëzakonisht profesional dhe konstruktiv gjatë paraqitjeve në media, që kontribuoi shumë në fushatën për informacion. Përveç kësaj, këshillat e tij për mua dhe të gjithë ekipin në lidhje me menaxhimin dhe parashikimet për zhvillimin e pandemisë ishin të një rëndësie të madhe. Sot, në takimin me profesorin Danaillovski, ramë dakord të formojmë një trup këshillues joformal të profesorëve në pension nga Fakulteti i Mjekësisë, në mënyrë që të analizojmë situatën aktuale në shëndetësi. I uroj shëndet dhe suksese në vitin e ri. Besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha mes tjerash Filipçe.
Comments are closed for this post.