Protokoll për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, miratuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, ndërkaq me të cilin mundësohet realizimi i procesit nën masa të posaçme për preventivë nga përhapja e koronavirusit në kopshtet të cilat duhet të hapen javën e ardhshme, prezantoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Protokolli, theksoi FIlipçe, përfshin plan të aktiviteteve dhe veprimeve që kanë të bëjnë me vetë institucionin, kuadrin edukues përkujdesës dhe prindërit e fëmijëve të cilët do të vizitojnë kopshtet.
“Para hapjes së institucioneve nev ojitet të bëhet dezinfektimi i hapësirës dhe oborreve në kopshte, të pastrohen dhe dezinfektohen dhe ajo procedurë tashmë është në rrjedhë nga ana e komunës apo qendrës adekuate për shëndet publik, vendosen posterë edukativ me rekomandime për aktivitete preventive në vende dalluese. Secili institucion duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme për pajisje personale mbrojtëse: maska dhe dorëza për të punësuarit, mjete për mirëmbajtje të higjienës personale, për dezinfektim të të punësuarve dhe të hapësirës dhe detyrimisht të ketë termometër pa kontakt për matje të temperaturës trupore. Dezinfektimi i hapësirave, dyshemeve, mjeteve është i domosdoshëm në çdo dy orë gjatë ditës, e detyrueshme është ajrosja e hapësirave në pajtim me kushtet e motit”, tha Filipçe.
Qëndrimi i fëmijëve, sqaroi, duhet të organizohet në mënyrë në të cilën do të evitohet kontakti i ndërsjelltë i grupeve të ndryshme edukuese, të vendosur në hapësira të veçanta në pajtim me mundësitë, ndërsa lojërat rekomandohet të organizohen sa më shumë të jetë e mundur në ambient të hapur kur moti e lejon këtë dhe në grupe të vogla. Potencoi se pranimi i fëmijëve sipas grupit edukues duhet të jetë me dhjetë minuta dallim në hyrje në të cilën është e detyrueshme distanca prej dy metrave, ndërsa fëmijën e sjellë njëri prej prindërve dhe çdoherë të mbajë maskë mbrojtëse.
Ai tha se nevojitet të bëhet dezinfektim i përditshëm i mjeteve transportuese me të cilat distribuohet ushqimi nga kuzhina kryesore deri te objektet e tjera, personat të cilat dërgojnë ushqim detyrimisht duhet të mbajnë maska dhe dorëza, ushqimi për fëmijë duhet të lihet para hapësirës për aktivitete, ndërsa fëmijët duhet të hanë në të me dezinfektim paraprak të duarve dhe të tryezave.
Të gjithë të punësuarit në institucion duhet të mbajnë maska mbrojtëse, theksoi ministri dhe shtoi se në grupet e fëmijëve në moshë deri dy vjeç duhet të ketë maksimum nga gjashtë fëmijë, ndërsa në moshë deri mbi dy vjeç nga maksimum 15 fëmijë.
Nëse prindi vëren dukuri të simptomave tek fëmija të çfarëdo lloj natyre, theksoi, nuk duhet ta dërgojë fëmijën në kopsht dhe duhet ta kontaktojë pediatrin amë. Prindi me atë rast së pari dhe gjatë çdo shkuarje sërish pas sëmundjes përfshirje të fëmijës në kopsht duhet të sjellë vërtetim mjekësor nga mjeku amë.
Ministri theksoi se secili kopsht duhet të emërojë persona sipas mundësisë mjekësorë për kontakt me qendrën kompetente për shëndet publik dhe nëse fëmija gjatë qëndrimit zhvillon temperaturë të rritur do të izolohet në hapësirë të posaçme ku kujdeset përkujdesësja nga grupi i tij, ndërsa personi përgjegjës i emëruar menjëherë e njofton prindin të vijë në kopsht. Personi i njejtë, siç sqaroi, kontakton edhe me shërbimin epidemiologjik në qendrën kompetente për shëndet publik dhe me pediatrin amë të fëmijës, ndërsa në koordinim mes epidemiologut, pediatrit dhe prindit/kujdestarit të fëmijës, vendoset për procedurën e mëtutjeshme sipas vlerësimit të rrezikut të cilën e kryen para së gjithash me epidemiologun.
Potencoi se epidemiologu bën vlerësim të rrezikut dhe mundësi eventuale për zgjerim të infektimit në grup apo tërë kopshtin me çka fëmijët, mësuesja dhe përkujdesësja nga grupi edukues ku ka qëndruar fëmija eventualisht pozitiv si kontakte të afërta sipas vlerësimit do të shkojnë në izolim shtëpiak. Për dukurinë dhe masat e ndërmarra, theksoi Filipçe, njoftohet Ministria e Shëndetësisë, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, do të organizohet dezinfektim i jashtëzakonshëm në kopsht, fëmija pozitiv me prindin/kujdestarin vazhdon në izolim shtëpiak nën mbikëqyrje shëndetësore dhe gjendjen shëndetësore e ndjek mjeku amë, ndërsa institucioni për trajtim hospitalizues është spitali në Kozle dhe repartet pediatrike në shtet.
“Fëmija i cili ka qenë i dyshimtë se është pozitiv me virusin, ndërkaq për të cilin me testim është dëshmuar se është negativ vazhdon ta vizitojë kopshtin me vërtetim nga mjeku amë. Është jashtëzakonisht me rëndësi të bëjmë gjithçka për ta ruajtur shëndetin e më të vegjëlve dhe të mos lejojmë të përhapet virusi në kopshtet dhe në familjet e fëmijëve. Kyçe është të respektohen protokollet nga të gjithë faktorët. Është e domosdoshme t’u qaset fëmijëve në mënyrë në të cilën ata do të kuptojnë se e mbrojnë veten, shokët e vet dhe familjet e veta”, shtoi Filipçe.
Comments are closed for this post.