Lehona e cila ishte në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike, pastaj në spitalin “Remedika”, më tutje e pranuar në Klinikën Infektive në Shkup dhe me kërkesë të saj sipas gjendjes që e ka lejuar në gjendje të lehtë ka shkuar në mjekim shtëpiak. Në KGJO 16 infermiere janë në izolim, por jo nga ky rast. Prej tyre pjesa më e madhe po kalojnë 14 ditë dhe do të kthehen në punë dhe klinika funksionon mirë dhe puna nuk është komprometuar, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për këtë rast.

Në pyetjen tjetër se si do të plotësohet dega e re spitalore e Spitalit të Strumicës me kuadër mjekësor, ministri Filipçe theksoi se gjatë tre viteve të kaluara është bërë shumë në sistemin shëndetësor, punë thelbësore dhe ndryshime të cilat nuk ishin bërë më shumë se 20 vite, e ky është investim i vërtetë në kuadrin shëndetësor dhe stimulim i mjekëve dhe infermiereve, por edhe mjekëve të rinj që të ardhmen ta kërkojnë këtu, në vend.

“Anketat që bëjmë me studentët në vitin e fundit të studimeve janë shumë të ndryshme nga më parë. Mbi 30 deri në 40 përqind dëshironin të shkonin në vend, dhe tani kjo përqindje është shumë më e ulët. Pse? Ne lejuam secilin mjek të ri të qëndrojë këtu me një stazh të paguar dhe të marrë një vend pune. Së pari në qendrën shëndetësore ku ai do të punojë me kolegët më me përvojë, më të vjetër, në shërbimin e urgjencës mjekësore, shërbimet e patronazhit, pikat e imunizimit dhe prej andej për të filluar specializimin. Në këtë mënyrë, një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve u punësuan me më shumë se pesë mijë pëlqime të pranuara, dhe aftësia e absolutisht çdo institucioni shëndetësor publik u forcua ndjeshëm. Paralelisht me atë investim në infrastrukturë dhe pajisje, unë mendoj se në mbi 40 institucione të shëndetit publik do të thotë shumë. Të stimulojmë mjekët e rinj për të qëndruar këtu, në vend, dhe që pacientët të dinë se gjithmonë mund të mbështeten në gatishmërinë e sistemit tonë shëndetësor. Në të njëjtën kohë, të vetëdijshëm që kemi gjetur një sistem në të cilin ekziston mungesa e mjekëve, ne kemi lejuar që me ndryshimet ligjore të ketë rotacion të personelit shëndetësor”, u përgjigj ministri i Shëndetësisë.

Ai shtoi se nga një shtëpi e shëndetit ose spital në tjetër, mund të vijë mjek, infermiere, që të ofrojë shërbim shëndetësor dhe ta ofrojë deri te qytetarët që të mos kenë nevojë të udhëtojnë. Filipçe tha se kjo funksionon edhe këtu në rajon, nga spitali i Strumicës dhe drejtë tij në spitalet tjera dhe ai sistem funksionon shkëlqyeshëm në territorin e gjithë shtetit.