Pas ngritjes padi penale nga Policia Financiare kundër ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjieski, kanë reaguar nga shtëpia e futbollit në vend.
Ata thonë se çdo herë kanë punuar në pajtim me Ligjin për kontabilitet për organizatat jofitimprurëse dhe këtë konstatim siç thonë, e nxjerrin edhe nga raportet e fundit që i kanë marrë nga Drejtoria për të Ardhura Publike dhe revizorët e pavarur,
Nga FFM thonë se asnjëherë nuk kanë fshehur tatimin, për të cilat sot informoi Policia Financiare.
Ndryshe, sot Policia Financiare informoi se ka ngritur padi ndaj ish-kryetarit të FFM-së, Ilço Gjorgjieski, i cili dyshohet për fshehje tatimi në emër të Federatës./
Comments are closed for this post.