Modelja Arbenita Ismajli dje e ka festuar ditëlindjen e saj të 21-të.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta dhe nuk ka pasur se si të mungojë ai i të dashurit, reperit Fero.

Ai e ka publikuar një foto të Arbenitës në llogarinë e tij në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti jem, të dëshiroj të gjitha të mirat”, kishte shkruar Fero pranë postimit mirëpo një tjetër detaj po ashtu ka rënë në sy.

Reperi shqiptar i ka bllokuar komentet pranë fotos së Arbenitës.