Ish-zëvendësdrejtori i EMV-së, Fatmir Limani, sot i është bashkuar partisë Besa së bashku me strukturën e tij politike.
“Kauza jonë e përbashkët me Lëvizjen Besa do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, një nga fenomenet dhe dështimet më të mëdha të pushtetit aktual. Këto janë faktet dhe arsyet që investitorët e huaj shmangin vendin tonë dhe në këtë mënyrë u hapin rrugën të rinjve për t’u larguar nga vendlindja e tyre. Është e nevojshme të ndërtohet një strategji afatgjatë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, e cila do t’u mundësojë të rinjve tanë të planifikojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. E gjithë kjo përmes hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat, por edhe eliminimit të gjithë burokracisë shtetërore që çon në motivimin e korrupsionit dhe largimin e investitorëve nga vendi ynë”, tha Limani.
Limani, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, vitin e kaluar u largua nga “integruesit” dhe kandidoi për kryetar të Komunës së Kërçovës, duke fituar afro 5000 vota.
Comments are closed for this post.