Fakulteti Mjekësor në Shkup nuk pranon studentë shqiptar, me arsyetimin se nuk ka kuotë, në pajtim me vendimin e Qeverisë, gjegjësisht për shkak të Fakultetit Mjekësor në Tetovë në gjuhën shqipe.
Kështu thuhet në një dokumet i cili qarkullon në rrjetet sociale, i lëshuar nga Fakulteti Mjekësor pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në dokument thuhet se numri i kandidatëve nga secila përkatësi kombëtare është e definuar me të njëjtin vendim të Qeverisë, në pajtim me përfaqësimin adekuat të nacioneliteteve në RMV.
“Sistemi elektronik (iKnow) i numëron kandidatët nga përkatësia adekuate në të gjitha 7 programet mësimore në Fakultet dhe ato kandidatë nga nacionaliteti që kanë pikë të rangohen në listën e kandidatëve të pranuar, nuk i nxjerr nga lista e nacionaliteteve”, thuhet në dokument.
Më tej në dokument jepen dy shembuj duke i përmendur përkatësitë etnike vllehe dhe rome, por nuk sqarohet më shumë vendimi për të mos pranuar studentë shqiptarë.
Theksojmë që ky dokument mban emrin e Universitetit “Kirili dhe Metodi”, por nuk është as i nënshkruar as i vulosur.
Comments are closed for this post.