Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Leçes (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila e la në mes sfidën vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve. Sot, Buzo e ka përfunduar rrugëtimin, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.
Comments are closed for this post.