Është mirë që Pendarovski pranoi se nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese, po ashtu është mirë që ai ti sugjeroj qeverisë të shkojë në zgjedhje. Me rrëfimin e Pendarovskit u bë e qartë se SDS dhe BDI janë të vetëdijshëm se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe se po mashtrojnë opinionin vetëm që të mos ketë zgjedhje, thonë nga VMRO-DPMNE.

Pendarovski po ashtu ka pranuar se qeveria nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndryshuar kushtetutën. Për kodin penal Pendarovski edhe një herë tregoi se duhet të nënshkruajë atë që i kanë thënë Kovaçevski dhe Ahmeti, kështu që si më parë Pendarovski ka qëndrimin e tij, përderisa Kovaçevski dhe Ahmeti nuk e udhëzojnë ndryshe.

Është e trishtueshme të shohësh Pendarovskin, i cili në fakt është bartës i pozitës së presidentit të Maqedonisë, të endet në qëndrimet e tij. Është e qartë se as Vodno dhe as Ilindenska nuk kanë një kapiten anije për një kohë të gjatë.